Tre persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor. Ngjarja ndodhi pasditen e sotmë në zonën e Freskut në Tiranë. Sipas informacioneve të policisë të plagosur janë dy vajza dhe një djalë, të cilët u transportuan për në spital. Forcat e zjarrfikësve ndërhynë shpejt për të nxjerrë një nga të plagosurit që kishte mbetur i bllokuar.