Report TV - Vlorë,dhunonte gruan,i gjenden 26 kg kanabis, në kërkim 53-vjeçari

  • 7 years ago
Një 53 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, pasi akuzohet për dhunë në familje teksa gjatë kontrollit iu sekuestrua rreth 26 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se është shpallur në kërkim Bujar Nushaj, banues në Babicë.

Mësohet se 53-vjeçari ushtrote dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortës e cila kishte bërë kallëzim ndaj tij. Por gjatë kontrollit nga policia në të dyja banesat e Nushajt zbuloi dhe lëndën narkotike.

Përkatësisht në banesën e ndodhur në fshatin Babicë kanë konstatuar brenda murit rrethues të banesës një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, me një peshë totale prej 12 kg e 500 gramë

Po ashtu në banesën tjetër, të po këtij shtetasi, në fshtin Penkovë, policia ka konstatuar si edhe sekuestruar një tjetër sasi lëndë narkotike prej 13 kg e 500 gramë.