Report TV - Zgjedhjet, Raporti i Xhafajt: PS rënie në vota në 16 bashki

  • 7 years ago
Partia Socialiste ka pësuar rënie në zgjedhjet e fundit në 16 bashki.

Këto janë gjetjet e raportit që autorësinë e Fatmir Xhafës i cili është ngarkuar nga kryeministri Edi Rama në krye të një grupi pune për të bërë analizën e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Raporti do t'i dorëzohet Ramës dhe kryesisë së PS. Nga sa thuhet në këtë raport konfidencial të cilin e ka siguruar Report Tv, PS nuk është e kënaqur për rezultatin e arritur në zgjedhjeve, pavarësisht se arriti të marrë 74 mandate, duke formuar qeverinë e vetme.

Sipas raportit, PS arriti objektivin elektoral vetëm në 6 qarqe, Berat, Durrës, Gjirokastër, Kukës, Lezhë dhe Vlorë. Ndërsa 16 bashki janë me performancën më të ulët elektorale si në Kuçovë, Skrapar, Dibër, Elbasan, Cerrik, Peqin, Prrenjas, Pustec, Këlcyrë, Devoll, Shkodër, Vau i Dejës, Kamëz, Kavajë dhe Rrogozhinë.

Raporti përfshin edhe rekomandime si ato ku deputeti nuk duhet të shërbejë si zyrë punësimi apo dhe të angazhohet në punë komunitare në zonën elektorale.