Report TV - Prefekti i Lezhës, Ndreca ultimatum bashkive të qarkut

  • 7 years ago
Shkaku i zjarreve të shumta në Qarkun e Lezhë ka bërë që prefekti i këtij qarku t?i jep ultimatum bashkive të zonës për të planifikuar fondet e nevojshme për emergjencat, në të kundërt nuk do tu konfirmohen buxhetet e vitit të ardhshëm nga institucioni i prefektit.

Ai i është referuar situatës problematike me zjarret e kësaj vere në qarkun e Lezhës për të kërkuar më tepër vëmendje ndaj emergjencave.

Ndreca: Bashkitë të përcaktojnë fonde për emergjencat në buxhetin e 2018-ës
Ndreca ka deklaruar se ka mangësi të theksuara të pajisjeve për ndërhyrje në raste të tilla, ndaj edhe duhet që njësitë e qeverisjes vendore dhe ato qëndrore të bëjnë më shumë në plotësimin me mjetet e nevojshme.

Category

📺
TV

Recommended