Ora News – Korçë, dëmtohen nga breshëri perimet dhe pemët frutore

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kapricot e motit kanë dëmtuar fermerët në Maliq të Korçës ku breshëri i rënë pasditen e së dielës ka prekur sipërfaqe të mëdha me të mbjella dhe pemët frutore. Probleme janë konstatuar kryesisht në Njësinë Administrative të Pirgut, në Bashkinë e Maliqit.
Sipërfaqe të konsiderueshme të mbjella me speca, domate por edhe vreshtari janë dëmtuar nga breshëri. Banorët thonë se i gjithë prodhimi i tyre ka shkuar dëm në pak minuta. Sipas fermerëve, të ardhurat për këtë vit do të jenë minimale.
Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu bën me dije se është dëmtuar rreth 90% e prodhimeve. Sipas tij, një grup pune i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, do të bëjë verifikimet në terren e më pas të dhënat do t?i dërgohen Ministrisë së Bujqësisë për dëmshpërblimin e fermerëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/korce-demtohen-nga-bresheri-perimet-dhe-pemet-frutore/