Report TV - Zgjedhjet në Akademi, shpërthen Fuga: Të shpallen të pavlefshme

  • 7 years ago
Akademiku Artan Fuga ka reaguar ashpër pas zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave, ku u zgjodh kryetari i ri si dhe kryesia.

Gjatë një lidhje telefonike për Report Tv, Fuga u shpreh se zgjedhjet duhet të shpallen të pavlefshme dhe kryesia e re e dalë nga këto zgjedhje, të ngrijë funksionet.

?Nuk mund të rizgjidhet një kryesi e cila është përgjegjësëe e vetme dhe e plotë prej një dekade për kalbëzimin dhe stanjacionin e atij institucioni. Ka penguar reformimin e brendshëm të Akademisë, ka penguar mendimin alternativ. Dorëheqja ose ngrirja nga funksionet e kryesisë është i vetmi hap që do ta çlirojë Akademinë nga modeli i vjetër. Kryesia e zgjedhur sot me shpejtësi, ka vetëm një rrugë të arsyeshme, të japë dorëheqje, të ngrijë funksionet, derisa Asambleja të ketë ngritur një komision për të bërë reformimin dhe më pas thërritjen e Asamblesë për zgjedhje të përgjithshme.