Report TV - Shkodër,plagoset me armë zjarri një person,në kërkim autori

  • 7 years ago
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në orën 4 të mëngjesit në një lokale nate në fshatin Beltojë në Shkodër.

Mësohet se ka mbetur i plagosur rëndë Edmir Nilaj 21-vjeç nga fshati Vukël i Shkodërs, ndërsa autori 35-vjeçar me inicialet A.D është shpallur në kërkim.

Shkak i konfliktit mendohet se është një sherr i momentit.

Mësohet se deri më tani janë shoqëruar në polici 6 persona.

Debati ka nisur mes personave të tre tavolinave që ndodheshin brenda klubit të natës.

Personat e përfshirë në konflikt janë nxjerrë jashtë dhe kanë nisur të qëllojnë me mjete të forta në drejtim të njëri-tjetrit.

Burimet bëjnë me dije se në këtë moment truproja ka qëlluar mbi të plagosurin.

Policia bën me dije se janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.