Report TV - Nis rikonstruksioni Bibliotekës nr.4 në Njësinë 9 nga Bashkia e Tiranës

  • 7 years ago
Të rinjtë, miq të librit dhe banorë të Njësisë Bashkiake nr. 9 në Tiranë, do të kenë së shpejti një ambient të ri dhe të denjë për të lexuar dhe zhvilluar aktivitete të ndryshme sociale e kulturore.

Në vijim të projektit të saj për rigjallërimin e bibliotekave të lagjeve, Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e plotë të Bibliotekës Nr. 4 në Njësinë 9.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se investimi në kulturë është investimi më i mirë për të ardhmen e qytetit dhe shoqërisë.

Ai nënvizoi se këtë vit do të përfundojnë tre biblioketa lagjesh, ndërsa është siguruar edhe një fond i pasur librash, të cilët do të shpërndahen në të gjitha bibliotekat, për të krijuar një lamirshmëri më të madhe titujsh për lexuesit.