Ora News – Durrës, plazh edhe në shtator, rezervime nga turistë të huaj dhe vendas

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Temperaturat e larta me të cilat ka nisur dhe shtatori po ndikojnë pozitivisht në zgjatjen e sezonit të plazhit.
Koha me diell dhe temperaturat optimale pritet të zgjasin për të paktën edhe një muaj sezonin turistik veror.
Operatorët turistikë shprehen se pavarësisht se në datën një shtator duhet të mbyllet zyrtarisht sezoni, ka pronotime të shumta nga pushuesit e huaj të paktën deri në fund të këtij muaji.
Kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit për degën e Durrësit, Eduart Xhepa, shprehet se pushuesit nga Europa perëndimore dhe ajo lindore vijojnë pronontimet në hotelet e bregdetit të Durrësit, duke bërë që falë temperaturave të larta të shtyhet sezoni për të paktën edhe një muaj.
Eduart Xhepa: Mendojmë që deri në fund të shtatorit sezoni veror do të vazhdojë sepse me çfarë shohim dhe kontaktet që kemi me operatorët turistikë ka rezervime deri në fund të shtatorit nga turistë të huaj dhe vendas.
Në një analizë paraprake të sezonit turistik, Xhepa shprehet se krahas problematikave, mund të konsiderohet një sezon i suksesshëm për faktin se Shqipëria është vizituar masivisht nga pushues nga vende të ndryshme të botës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/plazh-edhe-ne-shtator-rezervime-nga-turiste-te-huaj-dhe-vendas/