• 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Nga mbledhja e task forcës kundër kanabisit, kryeministri Edi Rama ka deklaruar suksesin e pare te luftës kundër drogës.

?Ky vit shënon vitin me sasinë me te ulet, ne here, te kanabisit te kultivuar ne Shqipëri qysh prej vitit 1991.?

Thëne kete, Rama ka shpallur sfidën e re per policinë dhe te gjitha strukturat e shtetit shqiptar qe nis me goditjen e rrjeteve kriminale dhe nuk mbaron me arrestimin e tyre, por vazhdon.

?Tek burimet e konsiderueshme financiare te krijuara, tek lidhjet e krijuara, brenda dhe jashtë vendit nga grupet dhe rrjetet kriminale dhe goditja e shkatërrimi i këtyre grupeve e rrjeteve nuk mund te kuptohet pa goditjen e shkatërrimin e aseteve te tyre financiare.?

Goditja e grupeve kriminale nëpërmjet pasurisë se tyre ka zëne pjesën dërrmuese te fjalimit te kryeministrit Rama.

Urdhri i shefit te ekzekutivit Rama per forcat e policisë se shtetit ka qene i qarte.

?Çdo makine luksoze qe sfidon ligjin, sigurinë dhe qe sfidon me prezencën e vet perceptimin e opinionit publik dhe perceptimin e komunitetit per çfarë duhet te beje, se si mund te jetoje nje qytetar ne ketë vend me pune te ndershme, duhet te kaloje ne skanerin e forcave ligj zbatuese.?

Sipas te dhënave te Ministrisë se Brendshme gjate këtij viti jane asgjësuar 57 mijë bimë narkotike, ndërkohe qe është kapur 20 herë më shumë drogë se në 2016, gjithashtu janë goditur 55 grupe kriminale me mbi 180 persona të proceduar.

Category

📺
TV

Recommended