Report TV - Skrapar, shkollë e rrënuar për vitin e ri shkollorë për fëmijët e 3 fshatrave

  • 7 years ago
Shkolla e tre fshatrave në gjendje skandaloze, asnjë ndërhyrje për të pritur nxënësit për këtë vit të ri shkollor.

Fëmijët e tre fshatrave Nishovë, Bargullas dhe Novaj, të njësisë administrative Bogovë, në bashkinë e Skraparit do ta nisin vitin e ri në një shkollë, godina e së cilës është tërësisht e rrënuar.

Shkolla nëntë-vjeçare që përfshin këto tre fshatra ndodhet në gjendje skandaloze, ndërkohë që problem vazhdon të mbetet fakti që dhe banjot e shkollës ndodhen jashtë godinës së saj, por edhe jashtë funksionit.

Në këtë shkollë mungojnë edhe xhamat, çka e bën të pamundur zhvillimin normal të mësimit, sidomos gjatë dimrit, pasi në të nuk as ngrohje.

Ndonëse, ende në ditët e pushimeve verore, fëmijët e fshatit shprehen se gjendja e shkollës ashtu siç ishte vitin e kaluar ashtu do ti pres dhe për këtë vit, pasi shihet qartë se asnjë ndërhyrje nuk po bëhet për përmirësimin e kushteve.