Report TV - Prezantohet qeveria “Rama 2” shkurtohen 6 ministri/Ja emrat

  • 7 years ago
Edi Rama i dha fund ankthit të pritjes mes socialistëve dhe kërshërisë së lartë të qytetarëve duke publikuar emrat e skuadrës qeverisëse për mandatin e tij të dytë.

?Rama II? do të ketë 6 ministra më pak se qeveria e parë e tij. Në trenin ku timonin e mban i vetëm, Edi Rama do të ketë 13 ?vagonë?, nga të cilat dy janë ministra Shteti pa portofol.

Kabineti i ri ka 7 femra dhe 7 meshkuj, ndërsa janë rikonfirmuar 9 ministra të qeverisë ?Rama I?.

Dy janë surprizat më të mëdha të Edi Ramës në këtë përzgjedhje. Ai ka zgjedhur si zëvendëse të tij, zonjën Senida Mesi, emri i së cilës u dëgjua për herë të parë si kandidate në vend të tretë për PS-në në qarkun e Shkodrës.

Surpriza e dytë u shfaq tek e përzgjedhura e Ramës për të drejtuar ministrinë e Drejtësisë. Këtë detyrë Rama ja besoi zonjës Etilda Gjoni, e cila ka pasur një karrierë pranë Avokatit të Popullit dhe së fundmi mbante detyrën e zëvendës ministres së drejtësisë.