Report TV - Lezhë, zjarr i madh në Bërzanë rrezikohen disa banesa

  • 7 years ago
Një zjarr i fuqishëm ka përfshire që prej pasdites së ditës së djeshme masivin pyjor të fshatit Bërzanë në njësinë Administrative të Zejmenit në Lezhë. Vatra e zjarrit është pikasur nga banore të zonës në orët e pasdites, ndërsa është përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme duke rrezikuar dhe banesat.

Në zonë kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e shërbimit pyjor duke mbajtur nën kontroll situatën që zjarri mos ti afrohet zonës së banuar.

Gjatë pasdites së djeshme ka pasur dhe ndërhyrje me helikopter nga ajri por pa mundur që të shuhen flakët.

Sipas të dhënave zjarri vijon edhe gjatë dites së sotme, ndërsa vëmendja është përqendruar në mbrojtjen e zonës së banuar nga flakët.

Deri më tani është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pyll lisi dhe shkurre. Gjithashtu dhe zjarri i rënë prej 3 ditësh në fshatin Skuraj të Kurbinit vijon ende.