Report TV - Atentati ndaj Dash Gjokës hap dosjet e vrasjeve të Shijakut

  • 7 years ago
Morel Kërtalli dhe Enkel Kërtalli janë dy vëllezërit që i bën atentat Dashamir Gjokës dy ditë më parë.

Burime nga Policia e Shtetit bënë me dije për Report TV se të dy vëllezërit qëlluan në drejtim të makinës së blinduar me të cilën po udhëtonte Dashamir Gjoka dhe vajzat e tij.

Vëllai i atentatorëve u ekzekutua në 2013
Atentati duket se ka lidhje me vrasjen e Elvin Kërtallit në 26 gusht të 2013-së. Elvin Kërtalli është vëllai i Morel dhe Enkel Kërtallit, të cilët qëlluan me kallashnikov ndaj biznesmenit Dashamir Gjoka. Kanë qenë 3 persona
të cilët i bënë atentat Elvin Kërtallit në 2013-në, i cili ishte i shoqëruar nga shoku i tij Dorjan Zotaj që mbeti i plagosur dhe nga vëllai Enkel Kërtalli, por këtë të fundit nuk e kanë kapur plumbat.

Vrasjet në Zvicër dhe Itali në 1999- 2000
Atentati në 2013-në ndaj 37-vjeçarit Elvin Kërtalli dhe Dorian Zotaj sipas Policisë, u bë për hakmarrje.

Elvini dhe Dorjan Zotaj janë akuzuar si autorë të vrasjes së një kosovari në Zvicër në vitin 1999 si dhe për vrasjen e një të riu nga Shijaku në Torino në vitin 2000.

Për të dyja këto vrasje Elvin Kërtalli i cili u vra në vitin 2013 dhe Dorjan Zotaj që mbeti i plagosur, u lanë të lirë për mungesë provash.