Ora News - VIVA në betejë me flakët në Malësi të Madhe, Vau i Dejës dhe Mirditë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Helikopterët e kompanisë VIVA kanë përmbushur një tjetër mision suksesi në shuarjen e zjarreve në Shqipëri.

Zjarret e rëna në zonën e quajtur Qafë Thore në Shkrel të Malësisë së Madhe janë përhapur shumë shpejt.

Për shkak të përmasave të zjarreve por dhe të terrenit të vështirë, Emergjencat Civile kanë kërkuar ndihmë nga kompania VIVA, e cila pas ndërhyrjes ka arritur të vëjë në kontroll situatën duke mos lejuar përparimin e mëtejshëm të flakëve drej majës së Radohimës.

Por nuk ka qenë vetëm kjo ndërhyrja e vetme. Emergjencat Civile kanë kërkuar ndihmë dhe për zjarret e rëna në Vaun e Dejës dhe në Mirditë, ku në rrezik kanë qenë banesat dhe shkolla të fshatit Orosh dhe të fshatit Karme.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/viva-ne-beteje-me-flaket-ne-malesi-te-madhe-vau-i-dejes-dhe-mirdite/