Report TV - Çako mbledh krerët e policisë gati një tjetër aksion i madh

  • 7 years ago
Drejtori i Përgjithësim i Policisë së Shtetit Haki Çako ka zhvilluar një takim me drejtorët vendorë të Policisë, shefat e Komisariateve dhe të stacioneve policore, si dhe me drejtorët rajonalë të kufirit dhe migracionit.

Gjatë mbledhjes është bërë e ditur së pritet të zhvillohet një tjetër aksion për kontrollin e territorit për sa i përket ndërtimeve pa leje, zjarrvënieve, zaptimit të tokës etj.

Ky aksion sipas Haki Çakos do të jetë i të njëjtave përmasa me atë të luftës kundër kultivimit të kanabisit dhe trafikimit të tij.

Gjithashtu, kreu i Policisë së Shtetit i ka kërkuar drejtorëve rajonal goditjen e grupeve kriminale dhe aseteve të tyre. Këto grupe sipas Haki Çako janë evidentuar tashmë.