Ora News - Vizat, Ambasada holandeze për Ora News: Policia raport konfidencial

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rritja e krimit të organizuar nga persona me origjinë shqiptare në Holandë, për të cilën shprehet shqetësimi i rikthimit të regjimit të vizave për shqiptarët, ka bërë që policia e këtij shteti të përgatisë një raport konfidencial të cilin do t?ia prezantojë Ministrisë së Drejtësisë holandeze . Ora News kontaktoi me Ambasadën holandeze në Tiranë në lidhje me këtë shqetësim, e cila u përgjigj se është në dijeni të artikujve në shtypin holandez për këtë raport por ende nuk ka asnjë prezantim zyrtar nga Ministria.
Shqetësimi i ngritur në lidhje me rikthimin e regjimit të vizave në zonën Shengen për shtetasit shqiptarë nuk ka ende baza zyrtare.
Pas lajmit të qarkulluar në media se autoritetet holandeze, të shqetësuar nga rritja e kriminalitetit dhe e trafikut të drogës nga shtetasit shqiptarë në shtetin holandez, Ora News kontaktoi me Ambasadën holandeze në lidhje me mundësinë e rikthimit të vizave.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/vizat-ambasada-holandeze-per-ora-news-policia-raport-konfidencial/

Category

📺
TV

Recommended