Repor TV - Këshilli i Evropës vendos në shtator për ligjin e pronave

  • 7 years ago
Miratimi i ligjit të ri të pronave dhe kalimi i ngërçit që erdhi pas rrëzimit të pjesshëm nga Kushtetuesja, duket se e ka bërë qeverinë të nxitojë për kompensimin e ish-pronarëve me metodologjinë e re që parashikon ky ligj. Në vetëm 7 muaj, rezulton që të jenë shpërndarë 98% e parave të parashikuara në buxhet.

Në këtë zë, qeveria kishte llogaritur shpërndarjen e 3.8 miliardë lekëve dhe sipas treguesve fiskalë rezulton që deri në korrik të jenë shpërndarë 3.71 miliardë lekë. Deri në fund të vitit, mbeten edhe 90 milionë lekë për dosjet e radhës. Kjo rezulton në statistikat fiskale të Financave për periudhën janar-korrik 2017.

Në fakt, janë dhjetëra dosje që janë stokuar tashmë në Gjykatën e Strasburgut, që presin vendimin. Deri tani çështje e pronave nga Shqipëria janë trajtuar sipas një vendimi të unifikuar? Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë?, që e ka ngarkuar buxhetin me detyrime marramendëse.

Ligji i ri për pronat, thelbi i të cilit është pagesa e tokave sipas kategorisë që kishin kur u shtetëzuan dhe jo sipas kategorisë aktuale, përfundoi në Kushtetuese, e cila e rrëzoi pjesërisht atë, por ndërkohë procesi ka hyrë në shina. Kohët e fundit, në përputhje me këtë ligj, kanë filluar edhe pagesat e rasteve të veçanta, ku ish-pronarët mund të heqin dorë vullnetarisht nga një përqindje e caktuar e dëmshpërblimit, në favor të pagesës me këste të përshpejtuara të pjesës së mbetur.

Recommended