Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Raporti i ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit cilësohet nga qeveria si jo korrekt dhe i paligjshëm. Kjo me argumentin se nuk është diskutuar dhe miratuar në mbledhjen e Task-Forces sipas parashikimeve te VKM, e cila e legjitimoi këtë task-force dhe percaktoi funksionet e saj në zbatim të marrëveshjes Rama-Basha. Burimet pranë qeverisë bëjnë të ditur se Task Forca është krijuar mbi bazën e një vkm, dhe në përbërje është më e gjerë se sa ministrat teknike. Ndaj dhe argumentohet se çdo pikë duhej te diskutohej votohej në Task Force. Po fakti që ky raport nuk është diskutuar në pjesëmarrjen e plotë, sipas qeverisë, e bën të paligjshëm.