Ora News - Ministrat teknikë dorëzojnë dorëheqjet, qeveria s'njeh raportin për zgjedhjet

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjashtë ministrat teknikë dhe zëvendës kryeministrja Ledina Mandia paraqitën sot në mesditë dorëheqjen nga qeveria ?Rama?.
Burimet kanë bërë të ditur për Ora News, se shkresat e dorëheqjes janë dërguar me postë dhe email në kryeministri.
Gjithashtu Mandia si kreu i Task Forcë ka dorëzuar dhe raportin me shkeljet e konstatuara gjatë fushatës dhe dhe ditës së zgjedhjeve.
Me largimin e tyre ? zv/kryeministres Ledina Mandia, Dritan Demiraj (ministër i Punëve të Brendshme), Arben Beqiri (ministër i Shëndetësisë), Xhulieta Kërtusha (Ministre e Mirëqenies Sociale), Helga Vukaj (ministre e Financave), Mirela Karabina (ministre e Arsimit), Gazment Bardhi (ministër i Drejtësisë) ? në detyrë do të jenë zv/ministrat edhe pse Kushtetuta e përcakton se titullari nuk largohet deri në zëvendësimin e tij.
Vetë ministrat prej kohësh kanë nisur delegimin e kompetencave.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/sot-ikin-ministrat-teknike-kompetencat-i-marrin-zevendes-ministrat/