Një sasi prej 46.5 kg marijuanë është sekuestruar në qytetin e Krujës, ndësa është arrestuar një 28 vjeçar dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij. Operacion antidrogë i koduar ?Cudhi? u ndërmor më 15 gusht 2017. I arrestuar është Nuri Hysa 28 vjeç, banues në fshatin Cudhi, Krujë ndërsa në kërkim është vëllai i identifikuar me inicialet P.H. 32 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. ?Në vendin e quajtur? Kroji I Madh? , fshati Cudhi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Benz,(në pjesën e bakazhit dhe sedilet e pasme) u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 46.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë, e vendosur në 8 thasë lini? informon policia e Durrësit.