19 vatra zjarri në të gjithë vendin

  • 7 years ago
Zjarret e rëna në Dropull po vënë në rrezik banesat e 6 fshatrave Frashtan, Lugar, Grapsh, Jergucat, Zervat dhe Sofratikë.

Zjarrfikësit që shkuan me mjetet e tyre nuk kanë mundur të veprojnë për shkak të terrenit të thyer.

Në ndihmë kanë shkuar edhe 30 forca ushtarake dhe helikopteri, duke izoluar zjarret, ndërsa pritet dhe ardhja e 2 avionëve Canadair nga Greqia.

Në qafën e Muzinës që u përfshi nga zjarret pasditen e së enjtes, po vazhdojnë operacionet nga ajri. Zjarri i është afruar zonës turistike të Syrit të Kaltër.

Pamjet e flakëve që kanë pushtuar këtë zonë u postuan edhe në faqet e CNN dhe revistës Time.

Situatë e rënduar për shkak të zjarrit vazhdon dhe në malin e Krrabës, i cili është arritur të shuhet në afërsi të tuneleve të rrugës Tiranë - Elbasan por vijon në zonën malore. Në Dibër po ashtu po rrezikohen disa banesa në Fshatit Vojnike.

Edhe në Lezhë ka disa vatra aktive.

Në të gjithë vendin janë regjistruar 280 vatra zjarri të cilat në shumë raste ka rezultuar se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme dhe disa persona janë arrestuar.

Rasti i fundit është në Vaqarr ku u prangos Festim Taku 42 vjeç, pasi i ka vënë zjarrin një siperfaqe toke në fshatin Kodër Shkretë. TV KLAN

Recommended