Report TV - Zjarri në Mat, deputetja e PD: Kërkojmë 10 ushtarë nga FA

  • 7 years ago
E ndërsa situata nga zjarri vazhdon që të jetë problematike në Ulëz të Matit, në një lidhje telefonike për Report Tv deputetja e PD për zonën, Dhurata Çupi u shpreh se banesat nuk rrezikohen, ndërsa për të vendosur në kontroll flakët duhen vetëm 10 ushtarë nga Forcat e Armatosura.

Ajo akuzoi se institucionet e pushtetit qendror se nuk u kanë ardhur në ndihmë banorëve, ndërsa zjarri vijon prej disa ditësh.

?Gjendja nuk është e mirë, jam në komunikim me banorët. Rruga ku ka rënë zjarri është e pakalueshme, në kufijtë e Kurbinit. Për zjarrin në Kurbin nuk janë marrë masat duke sjellë agravimin e situatës.

Mjaftojnë 10 forca nga Ministria e Mbrojtjes, por nga asnjë institucion nuk ka asnjë forcë për gjendjen e krijuar. Banorët janë të vetëm. Pushteti vendor është në vend, administrata është në ndjekje të situatës, administratorja më kërkon ndihmën e FA.