Report TV - Skandali me byzylykët, ministria kërkon hetim nga prokuroria

  • 7 years ago
Ministria e Drejtësisë i është drejtuar Prokurorisë duke kërkuar hetimin e rastit të zhdukjes së 300 byzylykëve nëse ka shkelje penale.

Ndërkohë që ka nisur hetimi për mënyrën si është proceduar me tenderin dhe për shkelje të ligjit nga grupi i specialistëve të shërbimit të provës por edhe të Ministrisë së Drejtësisë, që kanë firmosur dokumentin me numër protokolli 834 të datës 11 prill për dorëzimin e 300 byzylykëve, tek bashkimi i operatorëve.

82 byzylykë elektronikë janë dëmtuar nga të dënuarit
Aktualisht janë 79 persona me mbikëqyrje elektronike, por nga 300 byzylykët me vlerë 2 milionë euro, që kushtoi tenderi, 82 prej tyre janë të dëmtuar, sipas burime të Report TV.

Ndërkohë që nuk jepet asnjë informacion se ku ndodhen 82 byzylykët që janë dëmtuar. Shërbimi i Provës nuk lejon aksesin e medias për të monitoruar si kryhet shërbimi nga zyra qendrore për të pandehurit.

Recommended