Ora News - Vrasja për një celular, Babai i autorit: Situata mes familjeve e nxehtë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 4 të arrestuarit të cilët janë përfshirë në vrasjen me thikë të Marvi Mihalit, për një karikues celulari.
Në burg u la autori kyresor i vrasjes Eugen Bitraj dhe bashkëpunetoret e tij, Devij Bitraj, Kridens dhe Marsel Alla, ndërsa policia nuk ka gjetur ende armën e krimit thikë.
Ndërkohë pritet të sqarohet nëse të rinjtë kanë pasur më parë konflikte dhe neë kanë qenë nën efektin e drogës apo jo.
Përpara nisjes së seancës babai i Eugen Bitrajt, autorit të dyshuar të vrasjes së 22-vjeçarit, Marvi Mihali në Tiranë i ka shprehur ngushëllime familjes Mihali për vdekjen e djalit të tyre.
Në një deklaratë për mediat, babai i Eugenit është shprehur i frikësuar nga hakmarrja, duke thënë se situata është e tensionuar.
?Fjalët e para për këtë situatë është vështirë ti gjesh. I shpreh ngushëllime familjes Mihali. Do kisha dëshirë mos isha prind i asnjë rasti i kësaj ngjarje. Por jam prind dhe i shpreh keqardhje, familjes, nënës, babait të gjithë të afërmëve të tij. I them familjes Mihali nëpërmjet jush që kalamajt bënë një gjë të keqe, ne mos bëhemi si kalamajt dhe të gjejmë forcë të reagojmë pozitivisht. Kjo është një ngjarje që ska kuptim. Ne nuk kemi mundësi të takohemi, situata është shumë e nxehtë. Jemi në kërkim të gjejmë një mik të përbashkët që të marrë masa dhe të na drejtojë drejt zgjidhjes?, u shpreh babai i Eugenit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vrasja-e-22-vjecarit-babai-i-autorit-te-krimit-i-kerkon-ndjese-familjes/

Category

📺
TV

Recommended