Report TV - Digjen plehrat e Fierit, rrezikohen banorët rreth fushës së mbetjeve

  • 7 years ago
Vazhdon tymi pas djegies së mbeturinave në fushën e mbetjeve urbane të Bashkisë Fier.

Është dita e dytë edhe pse po ndërhyhet me emergjencë për fikjen e tij, por përsëri situata është alarmante.

Shtëllungat e tymit kanë përlarë të gjithë zonën në lagjen Sheq, ndërkohë banorët e zonës kanë larguar nga shtëpitë fëmijët dhe të moshuarit, por ka edhe familje që janë larguar duke mbyllur shtëpinë deri sa të mos ketë tym në ambjent.

Banorët shprehen se këto plehra duhet të largohen dhe të ndërtohet një landfille jashtë qytetit.
Sinkron Banorët

?Plehrat i lënë qëllimisht për të prodhuar qytetare dhe pushtet. Po u zhdukën plehrat nuk prodhohen më deputetë dhe pushtetarë, se gënjejnë, vijnë thonë do ti heqim, do ti heqim dhe nuk i heqin. Ne nuk rrimë dot një second në këtë vend edhe rruga ku kalojnë kalimtarët është zënë e gjitha. Kjo situatë ka vite të tëra, plehrat kanë 3-4 ditë që janë ndezur dhe nuk vjen njeri për ti fikur fare?, u shprehën banorët.