Hetimet për ekzekutimin në Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
37-vjeçari Marien Xhaferrraj mbeti viktime e atentatit ne zonën e Lungomares ne Vlore. Duke përdorur disa emra, ai i fshihej hakmarrjes, por mbrëmjen e te djeles ai u ekzekutua me gjashte plumba.Ne momentin qe u qellua per vdekje 37 vjecari ishte ulur ne nje prej lokaleve zonës dhe shoqërohej nga nje person tjetër. Sipas dëshmive qe ekspertet kane grumbulluar ne vendngjarje, autori mbante ne koke nje kapele, ndërsa u larguar menjëherë nga vendngjarja duke përfituar nga errësira mes pallateve. Policia megjithëse ngriti disa pika kontrolli, nuk mundi ta arrestoje, ndërsa ka dyshime qe ekzekutori është ndihmuar edhe nga bashkëpunëtoret e tij. Xhaferraj njihej edhe me emrin Marjen Omeri dhe rezulton me precedentë te mëparshëm penale. Hetuesit dyshojnë se vrasja e 37 vjecarit qe banonte ne lagjen 28 Nëntori ne Vlore, ka lidhje me te shkuarën e tij.Fakti qe Xhaferraj ruhej dhe mbante me vete nje pistolete qe u gjet pranë vendngjarjes, i ka bere ekspertet te mendojnë se mund te jete eliminuar per motive hakmarrjeje. Dy vite me pare Xhaferrajt i vranë nipin Endri Caushaj ne Durrës. Hetuesit kane marre ne pyetje familjaret e viktimës per te mësuar me shume rreth konflikteve qe mund te ketë pasur 37 vjecari.

Recommended