Report TV - Ekspozita, vepra e guximshme e artistit shqiptar Miloti në Itali

  • 7 years ago
Artisti shqiptar Alfred Mirashi Miloti ka hapur ekspozitën ?Know? ?E di? në bashkinë e qytetit Pietrasanta.

Me këtë ekspozitë artisti që prej vitesh jeton në Itali, ka hyrë edhe në guidën e artit të këtij qyteti me një vepër të guximshme ?Primatus Petri? që është vendosur në hyrje të ndërtesës së bashkisë.

Ekspozita e artistit italo-shqiptar Miloti është çelur të premten më 28 korrik në hollin e bashkisë së qytetit dhe do të qëndrojë e hapur deri më 10 shtator. Kjo ekspozitë u çel në hollin e bashkisë së qytetit në prani të kryebashkiakut të Pietrasanta-s, Massimo Mallegni dhe artistëve të njohur italianë.

Ekspozita e Alfred Mirashit Miloti përuron në mënyrë eksperimentale, një hapësirë të re ekspozuese në brendësi të ndërtesës publike të Pietrasanta-s.

Kryebashkiaku Mallegni është i interesuar për të zgjeruar hapësirat e ekspozitës, shprehet Alfred Mirashi.