Ora News – Ndërtohen 22 rrugë në Shkozë, Veliaj: Kush votoi punën, punë do marrë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi fillimin e punimeve për ndërtimin e 22 rrugëve të bllokut që kufizohet nga Rr. ?Bashkim Kodra? ? ?Shkretëve? ? ?Shpëtim Zajmi? ? ?Spahiu? ? ?Ali Shefqeti?, në zonën e re të Shkozës.
Duke u ndalur te ky investim i rëndësishëm për këtë pjesë të qytetit, Veliaj tha se është një tjetër premtim i mbajtur, duke siguruar qytetarët se Bashkia e Tiranës është e fokusuar tek puna.
?Jam i lumtur sepse isha këtu ditën e fundit të fushatës dhe gjithmonë njerëzit kanë atë skepticizmin dhe thonë: A do të kthehen ndonjëherë?! Më vjen mirë që një muaj më pas kthehemi po te kjo zonë me një investim të filluar, me një premtim të mbajtur brenda muajit, për të siguruar çdo njeri, që kush votoi për punën, punë do të marrë, kush votoi për llafet dhe për gjumin gjumë, do të marrë llafe. Ndaj, besoj që kemi bërë vendimin e duhur?, tha ai.
Veliaj vlerësoi ritmin e punimeve në këtë zonë dhe siguroi se me këto ritme do të vazhdohet gjatë gjithë verës.
?Po shfrytëzojmë maksimalisht kohën që njerëzit janë me pushime për t?u siguruar që kur ata të kthehen nga pushimet, t?i gjejnë gjërat të përfunduara. Po investojmë në një hapësirë e cila është zhvilluar e gjitha pas viteve ?90. Siç e shikoni vetëm pak metra më tej është kufiri i Tiranës së vjetër me Tiranën e Re, ku janë rreth 2500-3000 banorë, e për herë të parë fusim një investim?, u shpreh Veliaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ndertohen-22-rruge-ne-shkoze-veliaj-kush-votoi-punen-pune-do-marre/

Category

📺
TV

Recommended