Të plagosurit mbërrijnë në QSUT në gjendje të rendë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është momenti kur ne ?Qendrën Spitalore Nene Tereza? mbërriti me helikopter i plagosuri i pare Besnik Zenuni. Menjëherë ai u vendos ne repartin e djegie plastikes, pasi gjendja e tij është tepër e renduar.Pas rreth 10 minutash, ne QSUT, mbërriti edhe helikopteri i dyte, qe transportonte Hektor Zenunin, djalin 33-vjeçar te pronarit te restorantit. Situata për babë e bir është tejet e rënduar, kjo për shkak të djegieve të shumta në të gjithë trupin. Gjendja e tyre u konfirmua dhe nga shefi i repartit të djegie plastikës, Gjergji Belba, i cili tha se jeta e dy te plagosurve rrezikohet seriozisht.Ndërkohë nga Lezha drejt Tiranës është nisur me ambulancë dhe një punonjëse e plagosur nga shpërthimi i gazit ne ambientet e kuzhinës se restorantit ?Fishta?.