Ora News – Nishani uron Bashën për rizgjedhjen dhe një mesazh për “kundërshtarët” e tij

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-Presidenti Bujar Nishani në një intervistë në ?Arena? nga Dritan Hila në Ora News tha se askush në Partinë Demokratike nuk ka privilegjin për të përcaktuar vendimmarrjen e anëtarëve të kësaj partie, ndërsa uron zt.Basha për rizgjedhjen në krye të PD-së.
Pjesë nga deklarata:
Hila: Si i gjykoni zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike ku një grup personalitetesh të saj si Topalli, Patozi, Imami, Bregu, patën një përplasje me z.Basha. Mendoni se kjo e ka dobësuar Partinë Demokratike?
Nishani: Së pari është e drejta e gjithsecilit të shfaqë mendimet, mos pëlqimet, vërejtjet, kontestimet e tij. Emrat që përmendët janë njerëz që kanë pasur kontribute të gjata në Partinë Demokratike. Janë njerëz që kanë pasur edhe privilegje nga PD-ja, pra edhe kanë dhënë dhe kanë marrë. Unë jam njëri prej tyre që kam marrë shumë privilegje nga Partia Demokratike.
Më është dhënë mundësia që të bëhesha deputet. Nuk u bëra deputet vetëm me votën time dhe familjes sime. Më kanë dhënë privilegjin të bëhem ministër. Kam pasur privilegjin të bëhem President, sepse ka qenë vota dhe besimi i tyre që të bëhem unë President. Të gjitha këto janë besim dhe privilegj. Edhe këta zotërinj kanë marrë privilegje nga PD-ja. Unë besoj që nuk ka askush priviligjenin moral për të përcaktuar vendimmarrjen e anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nishani-uron-bashen-per-rizgjedhjen-dhe-nje-mesazh-per-kundershtaret-e-tij/

Category

📺
TV

Recommended