Ora News – Rama-drejtorëve të Hipotekave: Jepni dorëheqjen, keni një mal me akuza

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama mblodhi në një takim drejtorët e Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për tua thënë në sy që duhet të japin menjëherë dorëheqjen nga detyra. Një ndër arsyet e kësaj kërkese, sipas kreut të qeverisë, është mungesa e seriozitetit dhe e përgjegjshmërisë për t?iu përgjigjur ankesave të qytetarëve.
Rama: Të firmosni dorëheqjen sot që të paktën të ikni me dinjitet fundor nga kjo punë, se që të kesh 238 kërkesa pa përgjigje nga 246 që ka zyra. Dmth t?i jesh përgjigjur në afatin ligjor vetëm 3% të kërkesave unë nuk e di ça do të thotë më. Nuk flasim këtu pozitive apo negative, flasim përgjigje. Kush e ka të drejtën tua shkeli qytetarëve të drejtën ligjore për të marrë përgjigje brenda një afati. Për ça janë afatet e ligjit?! Janë rekomandime që në rast se ju keni disponiblitetin mund ti zbatoni? Apo janë detyruese?! Një qytetar kur vjen të marrë një përgjigje, po ose jo? Ju them dorëheqjen për një arsye, mos kujtoni se nuk bëhet dot me shkarkim, vetëm me një arsye. Është një zonë pune shumë e vështirë dhe e minuar nga fakti i problemeve objektive që nuk janë probleme që i kanë krijuar drejtuesit, por ama për malin me probleme subjektive që ju keni lejuar, ndihmuar apo krijuar sipas rasteve të ngrihet në formën e arrogancës, papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit përgjegjës jeni ju.
Kryeministri paralajmëroi ndjekje penale për çdo shkelës të ligjit, dhe rikthim në detyrë për të gjithë ata që kanë kryer detyrën me korrektësi.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm e ALUIZNI-t Artan Lame tha se përmirësimi i blloqeve kadastrale ka mbetur pas, duke u përmirësuar vetëm 11 përqind e tyre. Kjo sipas drejtorit, ka ardhur si pasojë e refuzimit të zrppve për të bashkëpunuar me zyrat e ALUIZNI-t.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/furtune-ne-hipoteka-rama-drejtoreve-jepni-doreheqjen-keni-nje-mal-me-akuza/