Ora News – Helikopteri VIVA ndërhyn në një zjarr në fshatin Ibë, u rrezikuan disa banesa

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

5 views
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Helikopterët e kompanisë Viva kanë vazhduar me misionet në shuarjen e flakëve. Mesditën e kësaj të shtune zjarri ka pushtuar pyllin me pisha në fshatin Kame pranë Ibës në Tiranë. Për shkak të situatës së rrezikshme Emergjencat Civile kanë kërkuar ndihmën e kompanisë VIVA për të ndërhyrë me helikopterë.
Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka mbërritur menjëherë në zonë, teksa për Ora News thekson se zjarri ka rrezikuar dhe disa banesa. Ndaj është kërkuar dhe ndihma e helikopterëve të VIVA për të hedhur ujë nga ajri.
Demiraj: Kemi një zjarr shumë të ma dhi cili ka filluar në disa pika dhe rrezikon shumë banesa. Në vendngjarje ka zjarrfikëse dhe forca të ushtrisë pasi terreni është i vështirë. Po ndërhyhet me viva helikoper. Është një hapësirë zjarri prej 400 m. Ajo që më bën përshtyje është papërgjegjshmëira e njerëzve që nuk marrin një kovë. I bëj thirrje banorëve që të bashkohen sepse është e pamundur vetëm me forcat që kemi.
Por lufta e kompanisë VIVA me stafin e pilotëve gjerman ka vijuar dhe në zonën e Mirditës. ku Emergjencat Civile kanë kërkuar mbështetjen e Viva për shuarjen e flakëve. Helikopterët VIVA kanë bërë të mundur ndërhyrjen për izolimin e vatrës së zjarrit, ashtu si dhe tregon përfaqësuesi e Emergjencave Civile në Mirditë, Gjergji Tashi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zjarr-ne-fshatin-ibe-rrezikohen-disa-banesa/