Report TV - Beqja kallëzim nr.2 kundër Shullazit dorëzon pamje filmike

  • 7 years ago
Teksa ka përfunduar dëshminë e dhënë para Gjykatës së Krimeve të Rënda, kundër Emiljano Shullazit dhe tre shokëve të tij, biznesmeni Ylvi Beqja,ka depozituar një kallëzim të dytë kundër Shullazit dhe Gilmando Danit, por këtë herë në prokurorinë e Tiranës.

Mësohet se Beqja në 4 korrik 2017 i është drejtuar kryeprokurorit të Tiranës Petrit Fusha me një kallëzim penal për fyerje dhe ofendime, kundër të pandehurve Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani, pasi sicc pretendoi dhe para Gjykatës së Krimeve të Rënda, Beqja është ofenduar dhe fyer rëndë nga këta dy të pandehur, teksa ai ishte në sallën e gjyqit për të dëshmuar.

Në kallëzimin penal, biznesmeni Ylvi Beqja ka parashtruar se fyerjet dhe ofendimet e rënda kundër tij dhe nënës së tij që ka vdekur prej 14 vitesh,janë bërë në një moment kur trupi gjykues është tërhequr për të marrë një vendim të ndërmjetëm.