Report TV - Tiranë, ​shpërndahet 48 leje legalizimi për banorët e njesisë 7

  • 7 years ago
48 leje legalizimi janë shpërndarë për banorët e njesisë nr 7 në Tiranë që janë pronarë të apartamenteve tek të quajturat ?Pallatet e Klarës?. Këto leje janë dhënë në zbatim të vendimit për legalizim dhe hipotekim të pallateve me leje dhe pa leje.

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame u shpreh se të gjithë banorët që kërkojnë të mbyllin këtë proces, duhet të bëhen bashkëpunues me institucionet.

?Sa i rëndësishëm është puna e institucionit aq e rëndësishëm është edhe këmbëngulja e banorëve, këmbëngulja dhe veçanërisht organizimi i banorëve për të ndjekur procesin. Imagjinoni një pallat i cili mund të ketë 120 hyrje, siç ka edhe shumë pallate në Tiranë të kësaj kategorie, po nuk pate me kë të flasësh se ndërtuesin nuk e ke, po nuk pate me kët të flasësh, me një administrator pallat, me një administrator lagjeje, mendoje se nga mund ta kapësh atë objekt?, është shprehur Artan Lame, Drejtori i Përgjithshëm të ALUIZNI-it.

Category

📺
TV

Recommended