Ora News - Selami kërkon analizë të humbjes, Basha:Vota u ble me 20 mijë lekë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy rivalët për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Eduard Selami ishin njëkohësisht para demokratëve të njësisë 1 dhe 3 në Tiranë, ku paraqitën analizën e tyre për çfarë ka ndodhur, dhe projektet për të ardhmen. Basha u ndal në atë që e quan deformimin brutal të vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e 25 qershorit, përmes blerjes masive të votës dhe presionit shtetëror. Ai tha se nga kjo, PD ka dalë më e fortë moralisht. Ndërsa Selami vuri në dukje nevojën për të bërë analizën e brendshme të shkaqeve të humbjes, duke theksuar se shmangia nga kjo e përkeqëson situatën.
Lulzim Basha dhe Eduard Selami kanë zhvilluar përballjen e radhës për platformat e tyre para demrokatëve të njësisë 1 dhe 3 në Tiranë.
E njeh si problem shqëtësues parregullsinë në zgjedhje, por Selami përveç kësaj thotë vuri në dukje nevojën për të bërë një analizë serioze të brendshme.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/selami-kerkon-analize-te-humbjes-bashavota-u-ble-me-20-mije-leke/