Ora News – Shkodër, sekuestrohen 115 kg kanabis, arrestohet 46-vjeçari

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shkodrës ka sekuestruar një sasi prej 115 kilogramë kanabis sativa, ndërsa në pranga është vënë një 46 vjeçar.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe  në vijimësi të kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "Rrethina", ku u arrestua  në flagrancë shtetasi Margjin Livalli, 46 vjeç, banues në Shkodër.

?Gjatë  kontrollit të ushtruar në  banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 thasë ku brenda tyre kishte 87 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa,  me peshë totale 115 kilogramë?, sqaron policia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-sekuestrohen-115-kg-kanabis-arrestohet-46-vjecari/