Report TV - Tragjedi në Zvërnec,mbyten 3 të rinj,2 vajza e 1 djalë

  • 7 years ago
VLORE-Tre persona janë mbytur pasditen e sotme në plazhin e Zvernecit , pranë zonës së Portonovës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 14 e 30.

Të tre trupat e të mbyturve janë nxjerrë nga deti. Viktimat janë dy vajza dhe një djalë nga Maqedonia.

Identifikohen viktimat

Policia ka identifikuar edhe trupat e pajetë, 27-vjecarja Manuela Maraj banuese në Babicë të Madhe, Vlorë, Xhoana Cani 25-vjeç banuese në Tiranë dhe 24 vjeçari Beniamin Ferati banues në Tetovë në Maqedoni.

Recommended