Atentat në qendër të Shkodrës, tre të plagosur nga plumbat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre persona mbetën të plagosur me armë zjarri në qendër të qytetit të Shkodrës. Elona Qyrku 25 vjeçe, Enrik Prenushi dhe Don Lisi 32 vjeç, u dërguan me urgjence ne spitalin rajonal dhe sipas mjekeve, ndodhen jashtë rrezikut per jetën. Dyshimet e para te policisë konfirmoje se objektivi i atentatit ka qenë, 32-vjeçari Doni Lisi, ndërsa dy të plagosurit e tjerë ishin kalimtarë të rastësishëm. Ngjarja krijoi panik te njerëzit, të cilët ishin të shumtë në momentin e atentatit. Uniformat blu kanë gjetur në vendngjarje 8 gëzhoja të cilët janë qitur nga një pistoletë. Vetëm pak minuta nga atentatit, policia ka gjetur në fshatin Zogaj edhe automjetin e braktisur, i cili është ne pronësi te Arben Piolles. Ne ndjekje te autoreve jane vene blutë e Shkodrës se bashku me Forcat e Ndërhyrjes se Shpejte. Nga kontrollet është zbuluar edhe nje arme zjarri, qe dyshohet se i përket autorëve. Këta të fundit besohet se po fshihen në një zonë malore, fare pranë kufirit me Malin e Zi.