Dy automjete janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së hënës në kryeqytet.
Policia bën me dije se ngjarja është rregjistruar në rrugën ?Shefqet Kuka? pranë pallateve Amfora në orën 02:45 ndërsa automjetet kanë qënë të parkuara.
Blutë sqarojnë se nga hetimet paraprake rezulton se zjarrvënia ka qënë e qëllimshme në mjetin e shtetasit me iniciale E.L, makina e të cilit është djegur totalisht.
Bëhet me dije se dy shishe me benzinë i janë hedhur makinës tip benz e cila i përket punonjësit të burgut 312 me inicialet Erjon L.
Një person i maskuar ka spërkatur me benzinë makinën përpara dhe prapa.
Flakët u përhapën me shpejtësi duke bërë që të digjej ne pjesen e përparme edhe taksia.
Policia po heton dy pista për shkak të detyrës dhe konflikte me persona të tjerë