Ora News – Fluks pushuesish, policia shton prezencën për të rritur sigurinë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fluksi i pushuesve në zonat turistike në Lezhë është shoqëruar edhe me shtim të prezencës së policisë për të rritur sigurinë. Patrullat e uniformave blu përshkojnë të gjithë zonën, madje edhe shëtitoren kryesore.
Efektivë me biçikleta janë vendosur në pjesen ku lëvizin pushuesit. Edhe këtë vere nuk mungon mbështetja e patrullave të policisë nga Kosova. Shefi i qarkullimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, Adriatik Huti thotë se ky përqëndrim i policisë nuk ka qëllim ndëshkimin, por ndërgjegjësimin në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ngjarjeve kriminale.
Adriatik Huti: ?Objekti kryesor që ne kemi është komunikimi me etikë. Nuk kemi synim vendosjen e gjobave por mbarëvajtja e trafikut, rregullave dhe parandalimi i aksidenteve rrugore me pasoja për këmbësrët dhe shoferët.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fluks-pushuesish-policia-shton-prezencen-per-te-rritur-sigurine/

Category

📺
TV

Recommended