“CEZ-DIA”, dëshmon Ardian Çela - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Administratori i OSHEE, Ardian Çela dëshmoi këtë te premte në gjyqin ndaj Kastriot Ismailajt, i akuzuar për privatizimin e fondeve publike dhe ?mashtrim me pasoja te renda? për mbledhjen e faturave të prapambetura të energjisë elektrike.Çela shpjegoi se ishte emëruar në krye të këtij institucioni në 2 dhjetor 2014, duke shtuar se padia për CEZ-DIA, kishte filluar më herët.Por insistimi i Ismailajt për të marrë përgjigje nga dëshmitari Çela ishte i madh.I pandehuri i paraqiti një liste me 22 persona trupit gjykues që më herët kanë qenë të punësuar te kompania DIA dhe aktualisht punojnë në OSHEE.Ndërsa dëshmitari Çela, pohoi se të vetmin emër që njihte ishte ai i Romeo Kara.Ky nëpunës, sipas administratorit, kishte paraqitur në emër të shtetit shqiptar një padi dëmshpërblimi në vlerën e 8 milion eurove, shifër të cilën duhet ta paguante Kastriot Ismailaj.Ndërkohë, ministri i energjetikës, Damian Gjiknuri nuk u paraqit në procesin ndaj Kastriot Ismailajt, i thirrur nga ky i fundit për të dëshmuar mbi privatizimin e CEZ Shpërndarje.Për shkak të mungesës, gjykata urdhëroi që në seancën e ardhshme Gjiknuri të paraqitet edhe forcërisht nga uniformat blu.Pritet që listës së dëshmitarëve t?u shtohen edhe emra te tjerë si avokatja e shtetit dhe juristi i përgjithshëm i OSHEE.