Fier - U hodh nga kati i tetë, e reja nga Kuçova bashkëjetonte me një 33-vjeçar

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vajza 19 vjeçare që u hodh nga kati i tetë i një pallati në Fier, ishte e vetme në banesë dhe në gjendje të rëndë psikologjike. Burime policore thonë se nga marrja në pyetje e bashkëjetuesit të 19 vjeçares Safete Bega, ky i fundit ka treguar se vajza kishte qenë e shqetësuar dhe se në momentin e vetëvrajses së saj, ai nuk ka qenë në banesë.
19 vjeçarja Safete Bega nga Perondia e Beratit duket se është hedhur nga kati i tetë i pallatit ku bashkëjetonte prej dy vjetësh e gjysmë me qira me një 33 vjeçar, në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa motivet e sakta do të zbardhen nga hetimet e mëtejshme të policisë. Paraprakisht nga rrëfimi i 33 vjecarit Artur Çala, nga Topoja e Fierit që bashkëjetonte me Safeten, e dashura e tij ndodhej në një gjendje të vështirë psikologjike, por ai nuk ka dhënë detaje se çfarë e mundonte 19 vjeçaren. Burime policore kanë ruajtur konfidencialitetin e rrëfimit, për të verifikuar pistat e ngritur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hidhet-nga-kati-i-tete-e-reja-nga-kucova-bashkejetonte-me-nje-33-vjecar/