Report TV - Tiranë, 5-vjeçari bie në pusetë nxirret pas një ore

  • 7 years ago
Një i mitur ka rënë në orët e mbrëmjes së sotme në një puset në kryeqytet, pranë zonës së njohur si Liqeni i Thatë.

Mësohet se fëmija i cili është i moshës 5-vjeçare, ka qëndruar për rreth një orë në pusetë.

Ka qenë ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës që ka bërë të mundur nxjerrjen e tij.

Mësohet se i mituri ka pësuar lëndime nga rënia në pusetë dhe për këtë është nevojitur transportimi i tij drejt spitalit.

Në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet e policisë.

Recommended