Report TV - Ngrihet Instituti Çabej në vilën e trashëguar të familjes

  • 7 years ago
Është themeluar mbrëmjen e së shtunës në një vilë të veçantë në rrugën ?Qemal Stafa? në Tiranë Instituti Çabej.

Briken Çabej, vajza e gjuhëtarit të shquar është trashëgimtarja e kësaj vile të vjetër me një oborr të vogël e kopsht të bukur.

Ajo e ka rijetëzuar vilën duke i ruajtur identitetin dhe i dha vulën përfundimtare ?Instituti Çabej?.

Studiues, gjuhëtarë, historianë dhe personalitete të njohura të historisë kanë qenë të pranishëm në promovim.

Pothuajse të gjithë janë në një mendje e të emocionuar. Moikom Zeqo e konsideroi ngritjen e këtij instituti me rëndësi të jashtëzakonshme.

Nuk kanë munguar emocionet e studiuesve arbëreshë Matteo Mandala e Francesco Altimari, që kanë përshëndetur ngritjen e këtij instituti.

Historiani i njohur, Pëllumb Xhufi, tha se me ngritjen e institutit do të hidhet më shumë dritë në veprën e Eqerem Çabejt

Nuk kanë munguar në ditën e përurimit edhe studiues nga Kosova. Drejtuesit Brikena Çabej dhe bashkëshorti i saj Gjergj Shiko, deklarojnë se ky institut është i pavarur nga administrata shtetërore dhe partitë politike.

Recommended