KQZ paralajmëron KZAZ-të që nuk kanë dorëzuar tabelat e rezultateve

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se është e papranueshme që një numër i caktuar Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor ende nuk kanë dorëzuar në KQZ-së materialet zgjedhore dhe tabelat e rezultateve me vendimet përkatëse.
?Kjo situatë është e patolerueshme, pasi jemi në datën 30 qershor, 3 ditë pasi ka përfunduar procesi i numërimit dhe KQZ po pengohet për të vijuar procedurat e miratimit të tabelave përmbledhëse të rezultateve për çdo qark sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor?, thuhet në deklaratë.
KQZ thotë gjithashtu se KZAZ-ja nr. 42 Kavajë, akoma nuk ka miratuar tabelat përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjet për Kuvendin dhe për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u kërkon KZAZ-ve, që në mënyrë urgjente të përmbyllin tabulimin e rezultateve dhe dërgimin e tyre në KQZ.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kqz-paralajmeron-kzaz-te-qe-nuk-kane-dorezuar-tabelat-e-rezultateve/

Category

📺
TV

Recommended