Report TV - Mbyllet votimi, Lulzim Basha: Jam optimist për fitoren e PD

  • 7 years ago
Pas përfundimit të procesit të votimit, kryetari i PD, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu është shprehur optimist për fitoren e zgjedhjeve.

?Kam një mesazh të shkurtër në përfundim të këtij procesi dhe pastaj do të kemi një komunikim të vazhdueshëm.

Dua të falenderoj të gjithë qytetarët shqiptarë që votuan sot me qytetari dhe dinjitet europian. Falenderoj në mënyrë të veçantë ata qytetarë që refuzuan përpjekjet e partive të pushtetit për të manipuluar votën dhe deformuar vullnetin e popullit.

Tani që votimi përfundoi, ka mbetur pjesa tjetër e rëndësishme, vendimtare e procesit demokratik, që është procesi i numërimit.