Nga qyteti i Vlorës, kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një videomesazh të gjithë qytetarëve ditën e fundit të fushatës zgjedhore të 25 qershorit 2017. ?Mos hiqni dorë nga ëndrra e madhe se Shqipëria bëhet, nga e drejta me aq mund e fituar e votës për ta ushqyer ëndrrën e Shqipërisë që behet. Mos u bëni njerëz të vegjël duke i bërë bisht votimit sepse nuk më ka shkuar diçka mirë? thotë kryeministri, njëkohësisht kreu i PS-së, Edi Rama në videomesazhin i cili mbyllet me një thirrje për t?i dhënë atij votën për të qeverisur i vetëm?