Vijojnë punimet në unazën e madhe - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përpiquni të shmangni qarkullimin me makinë nga rrethrrotullimi i TEG-ut në drejtim të rrugës Komuna e Parisit, në të kundërt do të mbeteni në trafik.Një segment i Tiranës së Madhe, nga kopshti zoologjik drejt shkollës teknologjike nga data 12 qershor është bllokuar për makinat, pasi Autoriteti Rrugor ka nisur punimet për përfundimin e tij.Sipas të dhënave zyrtare nga ky institucion punimet që po kryhen do të zgjasin 30 ditë. Kjo do të thotë se rruga do të jetë plotësisht e kalueshme pas datës 10 korrik.Janë rreth 640 metra, pjesë e këtij segmenti nga mbikalimi i kopshtit zoologjik deri tek komuna e Parisit që mund të konsiderohen problematike, për të cilat Autoriteti Rrugor thotë se me lidhjen e kontratës me sipërmarrësin punimet do të mund të përfundojnë në kohë.Ndërkohë që në muajin korrik do të hapet edhe mbikalimi tek shkolla teknologjike.Kjo do të thotë se do të përfundojë i plotë segmenti kryesor i unazës së madhe nga rrethllotumi i tegut deri tek mbikalimi i shkollës teknologjike.