Ora News - Ora News dhe IPR Marketing - Sondazhi kombëtar: PS 48%, PD 33%, LSI 13%, LIBRA 2.3%

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kur kanë mbetur 6 ditë nga dita e votimit(25 qershor 2017) Ora News në bashkëpunim me IPR Marketing sjell sondazhin IV në rang kombëtar si dhe orientimin e votës në qarkun e Tiranës, Korçës dhe të Vlorës.
Një fotografi e sotme (19 qershor) në rang kombëtar tregon se PS ka fituar 5 pikë nga fushata elektorale në krahasim me sondazhin e parë të 31 majit, PD ka fituar vetëm 1 pikë nga fushata elektorale në krahasim me sondazhin e parë. Ndërkohë nga orientimi i votes në qarkun e Tiranës, PS merr 16 mandate, 13 PD, 4 LSI, 1 LIBRA. Në Korçë, PS shënon rritje dhe merr 6 mandate, PD 4 e LSI 1. Ndërkohë Rama rikonfirmohet në Vlorë me 8 mandate. PD dhe LSI 2.
Në sondazhin e Ora News dhe IPR Marketing, pyetjes nëse mendojnë të votojnë me 25 qershor, 55% janë përgjigjur po, 34% jo, 10% nuk e di dhe 1% nuk janë përgjigjur fare.
Një përgjigje surprizë e këtij sondazhi ishte fakti se shqiptarët duan kryeministër teknik. Kryesisht janë votuesit e LSI ata që e duan. Rezultatet u analizuan ne studion e Tonight Ilva Tare nga drejtori i IPR Marketing Antonio Notto, analistet Dritan Hila, Afrim Krasniqi, Blendi Çeka dhe Artur Zheji.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zgjedhjet-te-henen-sondazhi-i-iv-i-ora-news-dhe-ipr-marketing/

Category

📺
TV

Recommended